Monday, September 2, 2013

The poorest president of the world

Quhet Jose ‘Pepe’ Mujica, president i Uruguajit, i njohur ndryshe si kryetari i shtetit më i varfër në botë.Mujica, 78 vjeç, anëtar i grupit të armatosur Tupamaros në vitet ’60 dhe president prej 2010-ës, është i njohur për stilin mëse modest të jetesës.
Ai zotëron vetëm një “Volkswagen” të vjetër dhe jeton me bashkëshorten, senatoren Lucia Topolansky, në një fermë të vogël në rrethinat e Montevideos.
Presidenti uruguajan është bërë i famshëm edhe sepse hapi dyert e rezidencës zyrtare për të pastrehët, për t’u mbrojtur nga i ftohti gjatë stinës së dimrit.
Gjithashtu, në rast nevoje ai ka vënë në dispozicion për endacakët edhe një pjesë të pallatit presidencial Suarez y Reyes.
24 majin e kaluar një nënë me fëmijën e saj ishin të parët që përfituan nga bujaria e kreut të shtetit, edhe pse më vonë atyre iu gjet një sistemim tjetër.
Mujica e ka futur rezidencën presidenciale në një listë ndërtesash publike për t’u përdorur në raste emergjencash, pasi në dimrin e 2011-ës pesë të pastrehë humbën jetën nga i ftohti.
gjithashtu, ai mban për vete vetëm 10 për qind të rrogës prej 800 eurosh, duke ua dhënë pjesën tjetër lëvizjeve apo shoqatave që ndihmojnë të varfrit.
Ndoshta shembullin e tij duhet ta marrin liderë të vendeve të tjera të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët pavarësisht varfërisë së popullsisë jetojnë në shtëpi moderne dhe udhëtojnë me automjete luksoze.

No comments:

Post a Comment